Të maskuar dhe me armë, dy persona grabisin një karburant në Vlorë

Share

Një karburant në zonën e lagjes 10 Korriku në Vlorë është grabitur para pak çastesh nga një person i maskuar dhe me armë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin jugor.

&cb=09ab59b4f1Policia ka arritur në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Më datë 22.11.2020, në orën 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë me dhunë në një karburant duke kercënuar punonjësin e karburantit shtetasin V. Rr., 59 vjeç, të cilin e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Autori nuk ka mundur të kryej vjedhjen dhe është larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar nenjëherê në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.


Share

Komente