Të mërkurën regjistrohen si koalicion me PD, aleatët i vendosin kushtin e prerë Lulzim Bashës

Share

Partia Demokratike dhe aleatët e saj, kanë vendosur tashmë që të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare. Ditën e nesërme në kualicion me Bashën do të regjistrohen dhe edhe Mediu dhe Duka. Por megjithatë këto të fundit kanë një kusht.

Një ditë para regjistrimit në KQZ, partitë që do të jenë pjesë e listës shumë emërore, të udhëhequr nga Basha, kërkojnë që logoja e partive të tyre të përfshihen në fletën e votimit. Në një intervistë për mediat, Mediu ka thënë se mospërfshirja e emrave dhe logove në listën e votimit, sipas tyre është edhe një tentativë tjetër e mazhorancës për të manipuluar procesin, duke krijuar konfuzion te votuesi.

“Është interes i PD por edhe partive të koalicionit për të patur logo të partive, por edhe emrat e kandidatëve, për të tërhequr votuesin tradicional. Mundësisht të jenë edhe emrat, pasi qytetarët nuk votojnë numrat, por emrat. Mendoj që janë të gjitha mundësitë për të patur një qartësi në fletën e votimit”, tha Fatmir Mediu.

Të mërkurën, partitë e koalicionit do të mandatojnë kryeopozitarin Basha të dorëzojë në KQZ kërkesën për tu regjistruar si koalicion për zgjedhjet e 25 prillit. Lista shumë emërore e tyre ende nuk ka një emërtim zyrtar, por aleatët artikulojnë dy ide.


Share

Komente