Të mirat që sjellin frutat e malit

Shpërndaje lajmin

Frutat e malit janë të shëndetshme dhe të shijshme.
Ato e ndihmojnë trupin tonë që në mënyrë të suksesshme të luftojë kundër krijimit të shumë sëmundjeve, kryesisht të atyre të llojit kronik dhe kancerit.
Frutat e malit përmbajnë antioksidantë, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për shëndetin e mirë të zemrës, trurit dhe enëve të gjakut. Ato përmbajnë vitamina C, vitamina E dhe enzimat, të cilat janë të nevojshme për gjumë kualitativ, mbrojtje nga baktere dhe rezistencë të organizmit.
Manaferrat, dredhëzat, mjedrat, boronicat e kuqe janë disa lloje të frutave malore përshpejtojnë qarkullimin e gjakut në artere, çka do të thotë që me të madhe reduktojnë probabilitetin nga sulmi në zemër dhe tru.
Boronicat janë të pasura me antioksidantë, ndihmojnë te sëmundjet e zemrës, kardiovaskulare, të syve dhe po ashtu parandalojnë humbjen e kujtesës dhe sëmundjet e tjera të sistemit nervor.
Boronicat me sukses përshpejtojnë punë e metabolizmit, zgjidhin problemin e kapsllëkut dhe shpesh janë ushqime në menytë e dietave.
Janë të vogla, por përmbajnë sasi të madhe të fibrave, të cilat i kemi të nevojshme që trupi ynë të ketë shëndet sa më të mirë të traktit tretës. Reduktojnë nivelin e kolesterinës dhe sheqerit në gjak.
Fibrat nga boronicat nuk kanë shumë kalori, nuk trashin dhe ngopin me shpejt, gjë që do t’ju ndalë nga ngrënia e tepërt.
Tek përgatitja e ushqimit me boronica duhet të shmanget zierja dhe nxehja e tyre, sepse nxehtësia vetëm u bën dëm. Kjo shkatërron vitaminën C dhe E.
Një gjysmë filxhani është sasi e mjaftueshme ditore, e cila duhet të konsumohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.