Të paktën 158 fëmijë kanë mbetur viktima të luftës në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit

Shpërndaje lajmin

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë të paktën 158 fëmijë kanë humbur jetën dhe 258 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e pushtimit rus.
Shifrat i bën të ditura në Telegram , Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës.
Shumica e viktimave janë në rajonin e Kievit (75). Pasuar nga rajoni Donetsk (73), Kharkiv (56), Chernihiv (47), Mykolaiv (32), Luhansk (31), Zaporizhzhia (22), Kherson (29), Sumy (16), Zhytomyr (15), Kiev qyteti (16).
Të dhënat për fëmijët e vrarë dhe të plagosur në Mariupol dhe në disa zona të Kievit, Chernihiv dhe rajonit të Luhansk po përditësohen në vijim. / /

Leave a Reply

Your email address will not be published.