Të paktën 22 të vdekur nga shpërthimi në hotelin luksoz të Havanës

Shpërndaje lajmin

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 60 janë plagosur pasi një shpërthim masiv tronditi një nga hotelet më ekskluzive me pesë yje të Kubës.
Besohet se një cisternë gazi e cila ishte parkuar jashtë hotelit Saratoga në Havanën e Vjetër u ndez, duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi disa kate të ndërtesës.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur njerëzit e bllokuar nën rrënoja.
Presidenca kubane tha se mes viktimave ishte një grua shtatzënë dhe një fëmijë.
Dëshmitarët thanë se panë shtëllunga tymi të zi dhe re pluhuri që dilnin në qiell pas shpërthimit.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Mbi 100 të vdekur në Nigeri pas shpërthimit në një rafineri ilegale
A është Shqipëria në rrezik në rast shpërthimi të një centrali bërthamor?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *