Të paktën 30 të plagosur nga shpërthimi në qendren e emigrantëve në Itali

0
Shpërndaje lajmin

Ka arritur në të paktën 30 numri i personave të plagosur në Italinë qendrore pas një shpërthimi në një vendstrehim refugjatësh që shkaktoi shembjen e ndërtesës.
Autoritetet në qytetin e San Lorenzo Nuovo kanë njoftuar se shumica pësuan lëndime të lehta, megjithëse një person u transportua me aeroplan në një spital në Romë, përcjell TCH.
Sipas njoftimeve ka nisur një hetim për shkaktimin e lëndimit trupor nga pakujdesia dhe se shkaku i shpërthimit është i paqartë ndërsa u raportua se deri më tani, nuk ka pasur indikacione se mund të jetë një sulm, shkruan albinfo.ch.
Prefekti i Viterbos, Antonio Cananà ka thirrur një mbledhje urgjente për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Ndërtesa e shembur ndodhet në zonën industriale të qytetit, ku kryesisht banonin burra.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *