Të premten nis certifikimi i partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit

Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u mbajtur mbledhjen e radhës për planin operacional për mbajtjen e zgjedhjeve.

KQZ-ja ka njoftuar se certifikimi i partive politike do të nis nga nesër dhe do të zgjasë deri më 20 janar.

Ndërsa mbajtja e shortit për renditjen e partive në fletëvotim do të jetë me datë 1 shkurt, ndërkaq aprovimi i tij do të jetë më 2 shkurt.

KQZ tutje ka njoftuar se fushata fillon më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt. Pra fushata do të zgjasë 10 ditë. /Arbresh.info/

Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme nga 3- 13 shkurt


Share

Komente