Të punojmë çdo ditë për ta ndërtuar Kosovën në Ditën Universale të Drejtave të Fëmijëve, të punojmë çdo ditë për ta ndërtuar Kosovën

Share

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani bashkëbisedoi me fëmijët në Ditën Universale të Drejtave të Fëmijëve.

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani me rastin e Ditës Universale të të Drejtave të Fëmijëve bashkëbisedoi sot në një takim online me 30 fëmijë nga Asambletë Komunale të fëmijëve të Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit e Gjakovës, transmeton Arbresh.info.

Ky bashkëbisedim u realizua për nder të 20 Nëntorit, i cili me vendim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ditë që i kushtohet të drejtave të fëmijëve.

U.d. Presidentja Osmani i uroi fëmijët me rastin e ditës së tyre dhe shprehu keqardhje që shkaku i rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19, nuk pati mundësi t`i mirëpresë ata në Presidencë.

Zonja Osmani i siguroi ata për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, në funksion të përmirësimit të mirëqenies dhe bërjes së Kosovës siç e ëndërrojnë ata.

“Vendi ynë është vend më i mirë, kur fëmijëria juaj është e bukur dhe e shëndetshme, kur çdo shok e shoqe e lagjes tuaj, fshatit apo qytetit tuaj ka mundësi të shkollohet dhe të marr edukim cilësor, kur ju mund të lozni në parqe e në ajër të pastër, kur mundësitë tuaja për tu avancuar dhe për të fituar vazhdimisht shkathtësi të reja janë të shumta e lehtë të qasshme”, është shprehur u.d. Presidentja. Ajo tha se beson fuqishëm në këtë, ngase: “Kur fëmijët janë mirë, të shëndetshëm, mirë të edukuar, dhe të fuqizuar, e tillë do të jetë edhe e ardhmja e vendit tonë”.

Në bashkëbisedimin virtual me më të vegjlit, u.d. Presidentja pati rastin të njoftohet edhe me punën e Asambleve Komunale të fëmijëve, sfidat dhe kërkesat e fëmijëve nga komunat përkatëse. Ndërkaq fëmijët shfrytëzuan rastin t’i adresojnë u.d Presidentes një sërë pyetjesh që kanë të bëjnë me punën e saj.

U.d. Presidentja dr.Vjosa Osmani bashk%C3%ABbisedoi me f%C3%ABmij%C3%ABt n%C3%AB Dit%C3%ABn Universale t%C3%AB %C3%AB Drejtave t%C3%AB F%C3%ABmij%C3%ABve 2U.d. Presidentja dr.Vjosa Osmani bashk%C3%ABbisedoi me f%C3%ABmij%C3%ABt n%C3%AB Dit%C3%ABn Universale t%C3%AB %C3%AB Drejtave t%C3%AB F%C3%ABmij%C3%ABve 1U.d. Presidentja dr.Vjosa Osmani bashk%C3%ABbisedoi me f%C3%ABmij%C3%ABt n%C3%AB Dit%C3%ABn Universale t%C3%AB %C3%AB Drejtave t%C3%AB F%C3%ABmij%C3%ABve 0

The post Të punojmë çdo ditë për ta ndërtuar Kosovën në Ditën Universale të Drejtave të Fëmijëve, të punojmë çdo ditë për ta ndërtuar Kosovën appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente