January 13, 2022

Të riluhet ndeshja me Italinë! Motivacion absurd i belgëve, fajin e ka… Franca

Shpërndaje lajmin

Tifozët belgë e kanë marrë me sportivitet humbjen ndaj Italisë. Kombëtarja e Roberto Mancinit fitoi 2-1 ndaj “Djajve të Kuq” në çerekfinalen e Euro 2020, duke arritur një sukses të merituar.

Urimet nga kampi kundërshtar nuk kanë munguar për Italinë. Ndërkohë, disa tifozë të Belgjikës kanë nisur një peticion për riluajtjen e ndeshjes!

Shkaku? E gjitha ironi dhe tallje ndaj veprimit të francezëve. Kampionët e botës u eliminuan në raundin e 1/8-ve nga Zvicra pas goditjeve të penalltive.

Yann Sommer priti penalltinë e Kylian Mbappe dhe kaloi helvetët në çerekfinale. Në Francë u kapën me lëvizjen e portierit në momentin që po godiste ylli i PSG-së.

 

Sommer kur priti penalltinë e Mbappe

Parregullsi e cilësuan tifozët francezë veprimin e Sommer dhe mbi 270 mijë firma u mblodhën që të përsëritej ndeshja Francë-Zvicër.

Një pretendim që shkoi kot, pasi asgjë nuk ndryshoi. Tani është radha e belgëve, të cilëve nuk u mungon as humori.

Të riluhet ndeshja Belgjikë-Itali, në mënyrë që të humbasim përsëri. U mposhtëm nga më të fortët, qëllimi është që ata (Italia) ta konfirmojnë se janë realisht skuadra më e fortë“.

Ky është “motivi absurd” i disa prej tifozëve të Belgjikës. Ata e morën këtë nismë për t’u tallur me francezët, të cilët besuan realisht në një moment që mund të përsëritej ndeshja me Zvicrën. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *