October 25, 2021

Të rinjtë drejt tregut të punës, zgjedhin profesionet

Shpërndaje lajmin

Nga Ajgena Korbi

Të rinjtë gjithnjë e më tepër duket se po orientohen drejt tregut të punës për të përfunduar studimet e larta.  Biznesi, administrimi dhe ligji janë degët me numrin më të lartë të të diplomuarve vitin e fundit.

Më shumë se  ¼ e studentëve sipas Institutit të Statistikave ka përfunduar një prej këtyre fakulteteve.   Më pas renditet inxhineria, prodhimi dhe ndërtimi programe të përzgjedhura më së shumëti nga djemtë.

Ndërsa vajzat kanë pëlqyer që studimet e larta ti mbyllin në degë që kanë lidhje me shëndetin dhe mirëqenien.

Arsimi vijon të mbetet një prej degëve që përzgjidhet më shumë nga  vajzat ndërsa teknologjia e informaciont nga djemtë.

Megjithëkëtë  ata që kanë marrë një diplomë universitare  vjet pas sipas INSTAT  ishin më shumë femra sesa meshkuj.  65. 3% të numrit të përgjithshëm të studentëve. /abcnews.al

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *