Të rinjtë e Kosovës largohen drejt shteteve të zhvilluara evropiane

Shpërndaje lajmin

Paga minimale në Kosovë, nga viti 2011, është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas ASK-së, ka qenë 484 euro, përcjell albinfo.ch.
Sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, një tjetër arsye që ka çuar në krizë për punëtorë është emigrimi i qytetarëve. Të dhënat e ASK-së flasin për mbi 42.000 qytetarë të larguar nga Kosova në vitin 2021, për arsye të ndryshme.
Deri në qershor të këtij viti, punën e kanë lënë mbi 65 mijë qytetarë. Një anketë e Institutit Republikan Ndërkombëtar, me seli në SHBA, e publikuar në nëntor të vitit të kaluar, tregon se 78% e kosovarëve të moshës 18 deri në 35 vjeç do të largoheshin “përfundimisht” ose “ndoshta” nga vendi i tyre, nëse do të kishin mundësi.
Sipas Agjencisë së Kosovës për Punësim, në gjithë territorin e Kosovës janë mbi 60 mijë punëkërkues aktivë.
Kjo agjenci ka një platformë në internet, në të cilën qytetarët mund të gjejnë punë.
Kamerierë, shitëse, punëtorë administrativë, edukatorë, kujdestarë, punëtorë për sektorin e ndërtimtarisë dhe punëtorë në sektorin e përpunimit të metalit, aktualisht janë profesionet më të kërkuara.
Në Kosovë, brenda 10 vjetëve, vendin e kanë braktisur 529.647 qytetarë ose 30% e popullsisë së përgjithshme. Popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *