Të shtëna me armë në Prishtinë, dy të plagosur

Shpërndaje lajmin

Dy persona kanë mbetur të plagosur sot si pasojë e të shtënave me armë në Mramor të Prishtinës.
Si pasojë, të plagosurit nga ky rast janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.
Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Hetuesit e IPK-së tashmë i janë përgjigjur informatave të para se zyrtari policor dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy persona, por se ende nuk është bërë arrestimi i policit.
Rasti është duke u hetuar ndërsa në konfirmimin për plagosje, nga Policia e Kosovës deklaruan se hetuesit policor po vazhdojnë të merren me hetimet që lidhen me këtë rast.
“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.