Të shtëna me armë në Vlorë/ Ngrihet policia në këmbë

Share

Disa të shtëna me armë janë regjistruar rreth 30 minuta më parë tek ‘Ura e Mifolit’ në Vlorë.

Nga informacionet paraprake, raportohet se të shtënat janë dëgjuar në Vlorë dhe në Fier.

Policitë e dy qyteteve kanë ngritur pika kontrolli në disa vende dhe po krehin zonën përreth.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet dhe rrethanat e këtyre të shtënave që kanë alarmuar policinë dhe e kanë ngritur atë në këmbë.

Blutë raportojnë se akomka nuk e kanë identifikuar me saktësi se nga kanë ardhur këto të shtëna, që dyshohet të kenë qenë tek ‘Ura e Bifolit’. Ndërkaq, pritet që policia të hedhë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al


Share

Komente