Të shtëna me armë zjarri një automjeti në Lezhë, “shënjestra” iu shpëton plumbave (Emri)

Share

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “Nënë Tereza” të Lezhës..

Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një makine që drejtohej nga shtetasi Eduart Pica. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Policia është nisur drejt vendngjarjes.

Lezhë/ Informacion paraprak

Në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin Eduart Pica,25 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e  Policisë,  rezulton  se nuk ka persona të dëmtuar.

Nga shërbimet e  DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës.


Share

Komente