Të shtëna në një motel në Kosovë, sulmohet një person

Shpërndaje lajmin

KOSOVË– Dy të panjohur e kanë sulmuar viktimën mashkull, teksa i njëjti po qëndronte në një motel në Obiliq.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë shtënë edhe me armë zjarri derisa po largoheshin nga vendngjarja.
I sulmuari ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, raporton Gazeta Express.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Obiliq 07.05.2022 – 02:45. Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke qëndruar në një motel, dy të dyshuar të pa njohur për të, e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me kondak të revoles. Të dyshuarit duke u largu nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë zjarri.  Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK. /Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *