“Të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre”/ Rama thumbon opozitën: Ja dallimi mes nesh

Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke thumbuar Partinë Demokratike, lidhur me akuzat e kësaj të fundit për fshehjen e numrit të viktimave.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama ka publikuar një video nga spitali i fëmijëve në Durrës, ku shprehet se me këtë spital të ri shihet qartë dallimi mes ambicies së qeverisë dhe errësirës që trashëguan nga opozita të cilët sipas tij edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e Shqipërisë ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë”, shkruan Rama./CNA.al.


Share

Komente