Teatri i Operës pa drejtor, Ministria e Kulturës shpall vendin bosh

Shpërndaje lajmin

Si asnjëherë në historinë e drejtimit të Teatrit të Operës dhe Baletit, drejtoresha Zana Çela do të mbetet titullarja me mandatin më të gjatë.
Ajo e mori postin e drejtueses në vitin 2016, dhe ligjërisht duhej ta linte këtë pozicion në vitin 2020. Por kjo nuk ka ndodhur dhe prej 6 vitesh ajo ka vazhduar detyrën pa mandat si drejtuese në Tetarin e Operës dhe Baletit.
Vendi vakant për drejtues duhej të shpallej nga Ministria e Kulturës që në vitin 2020, por kjo e fundit ka zgjedhur ta shpallë vetëm dy javë më parë.
Kur ministrja e Kulturës Elva Margariti u pyet për përfundimin e mandatit të drejtueses së TKOB-së, ajo tha se nuk ishte momenti i duhur për të hapur garën.
Në listën e kritereve që duhet të përmbushin kandidatët pika e parë është zotërimi i një diplome master shkencor në ekonomi dhe menaxhim të artit kulturor.
Por kjo nuk e pengon Zana Çelën të rikandidojë për këtë post, madje specifikimin e llojit të masterit e quan antiligjor.
Zana Çela nuk është e vetmja që drejton institucion pa mandat. Edhe drejtuesit të Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Çela i ka përfunduar mandati 4-vjeçar. Pa titullar është edhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore pas largimit të Arta Dollanit dhe Galeria Kombëtare e Arteve gjithashtu.
 
LEXONI GJITHASHTU:

I verbër në skenën e Operas, studenti tregon se arti nuk njeh pengesa

Leave a Reply

Your email address will not be published.