Tek “Hygeia”, metoda të reja për trajtimin e frakturave osteoporotike

Shpërndaje lajmin

Metodat e reja të trajtimit të frakturave osteoporotike vitet e fundit po aplikohen dhe në spitalin “Hygeia” në Tiranë. Kirurgu  ortoped Dritan Todhe thotë se ato mund të përdoren me sukses dhe tek të moshuarit.

“Ndoshta shumë prej nesh kanë në shtëpi  gjyshër e gjyshe që mund të kenë kaluar ndonjëherë nga spitali me ndonjë rrëzë kofshe të thyer, apo dorë e kavilje të thyer. Shumë prej tyre përfundojnë ndonjëherë jo mirë. Një frakturë osteoporotike sidomos e rrëzës së kofshësh është një kambanë alarmi që paralajmëron se ka filluar ajo që quhet rënie e organizmit. Në spitalin tonë ka filluar tashmë përdorimi i metodave avant-garde në trajtimin e këtyre pacientëve.”

Sa me herët të kryhet ndërhyrja tek pacientët që pësojnë fraktura sipas mjekut Todhe aq më efektiv është rezultati.

“Është zgjedhur një teknikë e re minitraumatike e cila e bën pacientin që të mos përjetojë asgjë. Një ndërhyrje që zgjat rreth 15-25 minuta kohë kirurgjikale. Është e mundur që po atë pasdite të çohet. Dhe, brenda pak javëve të rifitojë aktivitetin që ka pasur më përpara.”

Çdo vit në spitalin “Hygeia” në Tiranë kryhen rreth 150 ndërhyrje të tilla të cilat rezultojnë të suksesshme. /abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *