Teknologjia në zgjedhje, identifikimi kalon me sukses, votimi e numërimi në Njësinë 8

Share

Identifikimi i votuesve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të kryhet elektronikisht. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi demonstrimin e pajisjes, provë e cila kaloi me sukses.

A2CNN bëri provën e parë të pajisjes. Përpara se sa të hysh në qendren e votimit, zgjedhesi duhet të dezinfektojw duart, më pas i dorëzon komisionereve dokumentin e identifikimit.

Karta kalon tek pajisja dhe në ekran do të shfaqen të dhënat e votuesit. Pas verifikimit, procesi i votimit vijon normalisht ku votuesi shkon në dhomën e fshehtë për të ushtruar të drejtën e zgjedhjes.

Identifikimi elektronik u fut si garanci për një proces zgjedhor sa me transparent.

Në demonstrim KQZ kishte menduar që të sillte edhe “votues” që nuk i përkasin kësaj qendre votimi apo edhe nga ata që kishin votuar më parë.

Krahas identifikimit elektronik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të implementojë edhe projektin pilot përv otimin dhe numërimin elektronik.

“Është vendosur që të zbatohet në një zonë zgjedhore brenda Bashkisë së Tiranës dhe me shumë mundësi do të jetë njësia numër 8.”, u shpreh Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ.

Ky proces u bë nën sytë e ndërkombëtarëve ku përfaqësues të ambasadës amerikane dhe OSBE vëzhguan me detaje të gjithë procesin.


Share

Komente