April 14, 2021

Telenovela Dybala, një tjetër klub i Premier League futet në valle për të

Shpërndaje lajmin

E ardhmja e Paulo Dybalës vazhdon të mbetet një mister. Sulmuesit të Juventusit i mbaron kontratë në vitin 2022, por lojtari nuk pranon as rinovimim si dhe as largimin në fund të sezonit nga bardhezinjtë.

Në fakt janë disa klube të Premier League që janë të interesuara për argjentinasin, i cili mesa duket do të marrë një vendim final në fund të sezonit. Manchester United, Chelsea apo dhe Tottenham janë lidhur me një transferim të 27-vjeçarit, por edhe një ekip tjetër është futur në valle për Dybalën.

 

Sipas raportimit të “The Sun”, bëhet fjalë për Arsenalin. “Topçinjtë” e Londrës priten të bëjnë një ofertë zyrtare për yllin e Juves nëse nuk do të jenë në gjendje ta mbajnë në ekip Martin Odeegard. Gjithçka pritet të zbulohet në fund të sezonit, por në fund do të jetë Paulo që do të vendosë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *