Temat “e nxehta” mes Melonit dhe Ramës, media italiane: Ndërtimi i një centrali bërthamor në Shqipëri

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pezulloi pushimet e saj në Puglia dhe udhëtoi ditën e djeshme drejt Shqipërisë.
Me ftesë të kryeministrit Rama, Meloni së bashku me familjen mbërritën në Vlorë ku u pritën nga kreu i qeverisë.
Mediet italiane kanë zbardhur disa nga çështjet që dy krerët e qeverive kanë biseduar.
Sipas quatidiano.net, Rama dhe Meloni kanë diskutuar mbi çështjet politike që prekin dy brigjet e Adriatikut, nga prania (masive, deri tani) e sipërmarrësve italianë te emigracioni, nga lufta në Ukrainë tek e ardhmja e Shqipërisë në BE.
Po ashtu tema të nxehta diskutimi ishin edhe ato të energjisë dhe marrëdhënieve mes BE-së dhe vendeve të zonës së Ballkanit, çështja e gazsjellësit nënujor të Adriatikut, hipoteza e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar dhe vlerësimi i bumit turistik që ka sjellë qindra mijëra italianë në ish-bastionin e komunizmit (të ritit maoist, për më tepër), shkruan media italiane.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërriti pasditen e së hënës në Shqiperi me një traget të linjës Brindizi-Vlorë. Meloni shoqërohej nga familjaret e saj dhe disa prej bashkëpunëtorëve dhe u prit në Portin e Vlorës nga kryeministri Rama. Më pas ajo u zhvendos drejt ambienteve të vilës qeveritare në Dhërmi./Albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *