Temperatura pranverore në Zvicër, kjo javë deri në 20 gradë

Share

photo 1563818929 98fd0a73ebfb 1

Këtë javë në Zvicër pritet të mbajë mot tipik pranveror.

Metorologet zviceran parashikojnë se temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 20 gradë këtë javë dhe në përgjithësi moti do të jetë me diell, transmeton albinfo.ch.

“Pas kalimit të frontit të ftohtë në javët e kaluara, gjatë kësaj jave në vijim masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të fillojnë të shtrihen mbi rajon duke sjellur mot tipik pranveror dhe rritje të temperaturave, që deri ditën e enjte dhe të premte do të arrijnë deri në 19C, në disa kantone me mundësi edhe deri në 20C” thuhet në Institutin e Metorologjik Zviceran.

Sa u përket fushave termike, ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros, shkruan albinfo.ch.

Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme, të paktën për këto pesë ditë të parashikimit.

Dita e hënë do t’i shënojë vlerat e temperaturave deri në 16 gradë celsius, ndërsa dita e enjete dhe premte paraqiten si ditët më të nxehta të javës. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi të ulët 1-5m/s.

/Albinfo.ch

 


Share

Komente