Tensionet në Kosovë, Dugolli: Beogradi të ballafaqohet me sanksione nga Perëndimi

Shpërndaje lajmin

Pedagogu Bujar Dugolli deklaroi se Perëndimi duhet të ushtrojë presion dhe të vendosë sanksione ndaj Serbisë, për shkak se Beogradi po tregon se nuk është i interesuar për një marrëveshje me Prishtinën.
Në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Dugolli u shpreh se ndërkombëtarët nuk duhet ta tolerojnë më Serbinë.
“Tani i mbetet faktorit ndërkombëtar, që deri kur do ta tolerojë Serbinë, në këtë politikën e dyanshme, sa me Rusinë, sa me BE-në dhe deri kur do të jetë ky afat që ata mund të presin për të dhënë pëlqimin për një marrëveshje të tillë.
Mendoj që, derisa ata nuk kërcënohen seriozisht, me masa të tjera, sanksione të tjera, nuk do kemi progres në këtë drejtim, sepse Beogradi po tregon që nuk është i interesuar të ketë marrëveshje nëse nuk ka një presion të fuqishëm ndërkombëtar”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU

Escobar: Të nisë menjëherë puna për formimin e Asosacionit
Escobar: Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja
Barrikadat në veri, NATO dhe BE: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet përmes dialogut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *