Tensionet në veri, Rama: Kosova ka mbështetjen e plotë të Shqipërisë

Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Kosova ka mbështetjen e qeverisë së drejtuar prej tij dhe të Shqipërisë, në lidhje me tensionet e krijuara në veri.
Deklaratën, Rama e dha gjaytë prezantimit të projektit për Portin e ri të Durrësit, ku tha se kryeministri Albin Kurti e kishte të pamundur të vinte.
“Së pari dëshiroj të përshëndes kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski, të dy e patën të pamundur të ishin sot këtu, për arsye angazhimesh. Në rastin e kryeministrit të Kosovës, e merrni vetë me mend që pamundësia lidhet me situatën e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës.
Situatë në të cilën qeveria e Kosovës dhe Republika e Kosovës kanë të gjithë solidaritetin mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë sonë dhe të Republikës së Shqipërisë”, theksoi kreu i qeverisë.

Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiçit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri, më 6 dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU

‘Thirrje për ndërhyrje të NATO-s’, CNN pasqyron situatën në veri të Kosovës
Kërcënohen dy gazetarë në Rudar të Kosovës
Mbyllen shkollat serbe në Veri për shkak të situatës së sigurisë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *