Tensionet në veri të Kosovës/ Meçollari: Po tentojnë të zgjerojnë zonën e konfliktit mes Lindjes dhe Perëndimit

0
Shpërndaje lajmin

Kompani izraelite Terror Alarm ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të kosovës, ku thekson se grupi terrosit Wagner është nisur për në Kosovë. Sipas kompanisë, informacioni është siguruar nga Open Source Inteligence, përkatësisht nga monitorimi i kanaleve PMC Wagner në Telegram.
Postimin në llogarinë e Twitter-it, kompania e bëri mbrëmë pas përshkallëzimit të situatës në Zveçan kur grupe kriminale serbe sulmuan policinë e Kosovës dhe KFOR-in, ku mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të kësaj të fundit, të cilët iu desh që të merrnin trajtim mjekësor në spital.
Duke folur për këtë në “Lufta dhe Paqja”, eksperti Artur Meçollari tha se gjatë kohës kur pati tensione për targat, janë identifikuar persona të grupit Wagner. Sipas ekspertit, me tensionet e reja, po tentohet që të krijohet një tjetër krizë midis Lindjes dhe Perëndimit, pra të zgjerohet zona e konfliktit.
“Po të deshifrosh deklaratën e Lavrov, një ministër i jashtëm në gjendje lufte që nuk ka kohë të merret me Ukrainën, duke u marrë me Kosovën do të thotë se ishte një frymëzim jo vetëm për Serbinë por edhe për forca të tjera që mund të kenë hyrë si është Wagner.”, u shpreh Meçollari.
“E gjithë retorika është prodhimi i një krize tjetër midis Lindjes dhe Perëndimit, midis Rusisë dhe aleatëve të saj dhe Perëndimit. Pra të zgjerojmë zonën e konfliktit, ashtu siç tentuan në Moldavi, po tentojnë edhe në Kosovë. Nuk është çudi që nesër mund të tentojnë me një sitiatë të tillë edhe në Bosnje.”, shtoi eksperti./
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *