Tensionet në veri të Kosovës, Skëndër Sadiku: Trazirat nisën që nga bojkoti i zgjedhjeve nga Lista Serbe

0
Shpërndaje lajmin

Nënkryetari i Asamblesë në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku  në një lidhje direkte për ABC News nga Mitrovica e veriut është shprehur se situate e ndodhur në tre komunat në veri të Kosovës një ditë më parë është një situatë për të ardhur keq dhe që nuk ka marrë parasysh rëndësinë që ka qytetari.
Sadiku në fjalën e tij ka theksuar se incidentet e djeshme ishin një fotografi e shëmtuar dhe sipas tij mbase një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se nuk e kanë menduar si duhet momentin kur kryetarët të merrnin detyrën.
Sipas tij në Mitrovicën e Veriut në fillim janë betuar anëtarët e asamblesë dhe më pas situate ka qenë e qetë për ardhjen e kryetarit.
“Para se ta japë kryetari e kemi dhënë ne betimin dhe e kemi hapur komunën me gazetarë dhe kemi arritur që në mënyrë të qetë të futem në një institucion që është për qytetarë.  Përmenden luftë, tregtarë flamujsh por harrohen qytetarët.
Dje ka q enë një fotografi e shëmtuar dhe këtu kanë qenë alarmet se diçka nuk po shkonte dhe aty e kuptuam, se problem ishte te betimi i kryetarëve të tre komunave. Nuk duket normale ruatja me polici, por nuk është as normale që ato komuna të mos jenë në funksion të qytetarët. Nga qeveria e Kosovës dhe nga dikasteret e tjera bëj apel, se pikërisht kjo që ka ndihmuar në Mitrovicë ka bërë që ministrat dhe përfaqësues të tjerë të jenë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Sadiku ka deklaruar se situata e trazuar në Veriut e Kosovës ka nisur që me bojkotin e Listës Serbe, pasi ishin ato që e politizuan këtë gjendje.
“Këtë budallallëk politik e ka marrë një subjekt politik, e gjithë trazira ka filluar nga Lista Serbe, pasi ajo ka bërë thirrje për mospjesmarrje. Ka ndodhur dhe në vende të tjera demokratike që ndodh bojkoti, por në këto komune e keqja është se kjo çështje është politizuar. Ne duhet që telashet ti zgjidhim si fqinji me fqinj dhe për këtë e kemi përmend gjënë dhe jemi në këtë situatë. Shpresoj se në të gjithë këto trazira duhet që të kenë parasysh qytetarët dhe institucioni i komunave është i tyre”, ka thënë Sadiku./

Powered by WPeMatico

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *