Tensionet para bashkisë, reagon ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE: Dënojmë aktet e dhunës gjatë protestës

0
Shpërndaje lajmin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar pas protestës së sotme, të zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Protesta e cila zgjati mbi një orë u shoqërua me momente tensioni. Ambasada, përmes një reagimi zyrtar shkruan se dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme dhe thekson se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është jetike në një demokraci.
Reagimi
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për… pic.twitter.com/MAmA4FMM7c
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 19, 2024

Krahas ambasadës ka reaguar edhe delegacioni i BE.
Në reagimin në platformën X, delegacioni i BE shprehet se dënon dhunën, gjithashtu nënvizon se akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore.
“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në reagim.

We strongly deplore the violence during the protest in Tirana city centre today, during which improvised incendiary devices were thrown at the municipality building. 1/2
— EU in Albania (@EUinAlbania) April 19, 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *