Tensionet situata pasi ligji dërgohet në Parlament, Reuters zbardh prapaskenat e forta: Greqia zgjerohet nga 6 në 12 milje, Turqia e kërcënon me luftë

Share

Ditën e djeshme, qeveria greke ka dërguar në Kuvend projektligjin për zgjerimin e Greqisë me 12 milje det. Ky vendim erdhi një ditë pas vizitës së kryeministtrit Edi Rama.

“Projekt-ligji i Ministrisë së Punëve të Jashtme u paraqit në Parlament për “përcaktimin e gjerësisë së zonës bregdetare në zonën detare në Jon deri në Kepin Tainaro të Peloponezit“.

“Projekt-ligji që zgjeron Greqinë me shtrirjen në 12 milje detare në Detin Jon, është planifikuar të paraqitet në Komisionin kompetent për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen të martën e ardhshme, 12 dhe 15 Janar dhe do të votohet në 19 janar 2021”, thuhet në artikullin e mediave greke.

Projektligji kërkon shumicë absolute për t’u votuar. Pak ditë më parë përmes një dekreti presidencial, Greqia mbylli gjiret, ndërsa tashmë do të miratojë zgjerimin me 12 milje në Jon.

Në lidhje me këtë çështje ka shkruar edhe agjencia Reuters, ku citon ‘qeveria konservatore greke ka dërguar një ligj në parlament për zgjerimin e ujërave territorialë në Detin Jon në 12 milje detare’.

Sipas agjencisë, ligji është depozituar pas negociatave me Shqipërinë dhe Italinë.

“Ligji i depozituar të premten vonë i zgjeron ujërat territorialë perëndimorë nga 6 milje në 12. Ky ligj nuk prek ujërat në Egje, ku Athina është në përplasje me aleatin e NATO-s, Turqinë në lidhje me kufijtë detarë”, shkruan agjencia.

Më tej thuhet se Greqia dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje për kufijtë detarë dhe ngritjen e zonës ekonomike ekskluzive në Detin Jon, kurse Athina dhe Tirana do të bien dakord për detajet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Në lindje të Greqisë, Turqia ka pralajmëruar se një lëvizje e tillë nga Athina do të ishte ‘casus belli’ ose shkak për luftë”, thekson agjencia.


Share

Komente