Tentohet grabitja në një karburant në Vlorë

Share

Një person dyshohet se ka tentuar të grabisë me dhunë xhiron ditore në një karburant në qytetin e Vlorës.

Mësohet se autori është konfliktuar me punonjësin e pikës së karburantit, duke e lënë atë të lënduar në këmbë dhe më pas është larguar.

Shitësi ka dhënë dëshmi jo të qartë. Në vendngjarje janë sekuestruar kamerat e sigurisë, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.


Share

Komente