Tentoi të digjte me benzinë ish të dashurën, arrestohet 25-vjeçari dhe 2 shokët

0
Shpërndaje lajmin

Policia e Tiranës ka arrestuar 25-vjeçarin Ardit Çela, i cili në bashkëpunim me 2 persona të tjerë ka dhunuar dhe ka tentuar ta dëmtojnë me lëndë djegëse (benzinë) ish-të dashurën.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Çela tentoi të digjte me benzinë 16-vjeçaren.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një pallati në kryeqytet.
Enea Hoxha dhe bashkëpunëtori tjetër i tij, vetëm 17-vjeç, janë arrestuar më herët.
Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Shqiptarët kursejnë për ushqime, në korrik u ulën importet dhe për karburantet
Ulen me 3% çmimet e makinave, në Europë bien shitjet me 15%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *