September 20, 2021

Tentoi të fotografonte votën, arrestohet i riu në Shkodër

Shpërndaje lajmin

Një person është vënë në pranga në Shkodër, pasi ka tentuar që të fotografojë fletën e votimit. Mësohet se policia ka marrë një njoftim nga Komisioni i Qendrës së Votimit, se në shkollën “Neki Lezha”, në lagjen “Salo Halili”  rreth orës 10.00, për një qytetar që ka tentuar të fotografojë votën.

Më tej ka ndërhyrë policia Shkodër, të cilët janë futur brenda Qendrës. Nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se 32-vjeçari me iniciale D. U., pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë. Pasi ka kryer veprimet, ai ka tentuar të fotografojë votën e tij, por është konstatuar nga anëtarët e Komisionit.

32-vjeçarit i është bllokuar fleta votimit dhe më pas, policia e shoqëroi në  në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme hetimore. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër e arrestuan të riun për shkelje të fshehtësisë së votës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *