Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, kapet 19-vjeçari nga Kosova në Durrës

Shpërndaje lajmin

Arrestohet në flagrancë një shtetas kosovar, pasi tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë, me dokumente false.
Procedohet penalisht një shtetas tjetër, i shpallur në kërkim për përndjekje.
Shërbimet e PKK Port Durrës, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme me pajisje dedektuese bashkëkohore ndaj shtetasve dhe mjeteve që kalojnë në port.
-Si rezultat, në dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë goditur një rast të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, dhe në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në Kosovë.
-Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 41 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, për veprën penale “Përndjekja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
vijon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *