Tentoi t’i vidhte çantën pensionistes 73-vjeçare, arrestohet në flagrancë i riu

0
Shpërndaje lajmin

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi tentoi t’i merrte me dhunë, çantën një shtetasje të moshuar 73-vjeçare.
I riu u ndalua në flagrancë, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të planëzuara në shërbim në zonën ku autori tentoi vjedhjen e pensionistes.
Uniformat blu  sekuestruan çantën me shumën e parave prej 5 500 lekë të rinj.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
“Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte t’i merrte me dhunë çantën një shtetaseje të moshuar.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi: E. T., 34 vjeç, banues në fshatin Rec, Malësi e Madhe.
Gjithashtu u sekuestrua çanta me 15 500 lekë të rinj, që mbante 73-vjeçarja (pensioniste)”, thuhet ën njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *