Tentuan të arratiseshin nga lufta në Ukrainë, e pësojnë keq 2200 persona!

Shpërndaje lajmin

Agjencia e rojes kufitare të Ukrainës ka thënë se rreth 2,200 burra ukrainas janë arrestuar deri më tani teksa përpiqeshin të largoheshin nga vendi në kundërshtim me ligjin ushtarak.
Sipas tyre, disa kanë përdorur dokumente të falsifikuara dhe të tjerë janë përpjekur të korruptojnë rojet kufitare për të dalë nga vendi.
Agjencia e rojes kufitare tha se disa janë gjetur të vdekur derisa përpiqeshin të kalonin malet Karpate në mot të pafavorshëm, pa specifikuar numrin.
Sipas ligjit ushtarak, burrave ukrainas midis 18 dhe 60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi në mënyrë që të thirren për të luftuar.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt, pasi trupat ruse nisën ofensivën në këtë shtet.
Presidenti rus, Vladimir Putin e ka quajtur pushtimin e Ukrainës një “mision special ushtarak” ndërsa sulmit i parapriu njohja si të pavarura e dy rajoneve separatiste në Ukrainë./ Marrë nga REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *