Tentuan të vijnë në Zvicër me teste të rrejshme

Share

corona testing kit 660 240620025123

Policia në vendkalimin kufitar në “Aeroporti Ndërkombëtar” në Shkup, natën e kaluar ndaluan katër persona që jetonin në Zvicër për paraqitjen e testeve të rrejshme PCR, njoftoi Ministria e Brendshme e Maqedonisë, përcjell albinfo.ch..

“Natën e kaluar në orën 19:20 në “Aeroporti Ndërkombëtar” në Shkup, policët ndaluan SS (38) nga Kumanova, me vendbanim në Zvicër, E.DZ. (43) me vendbanim në Zvicër, MR (59) nga Zvicra dhe PS (45) nga Zvicra, për shkak dyshimit se ata kanë dorëzuar teste të rrejshme PCR, tha Ministria në një deklaratë, përcjell albinfo.ch

Ministria përkatëse informon se është zhvilluar një bisedë me ta dhe është përcaktuar se testet janë blerë nga shoku i tyre me një çmim prej 30 eurosh. Personat u ndaluan për procedim të mëtejshëm.


Share

Komente