Teologu Çako: Në Shqipëri ka inceste prindër-fëmijë apo vëlla-motër
Teologu Miron Çako ka habitur me deklaratën e tij duke thënë se në Shqipëri ka shumë inceste në familje.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania , ai theksoi se në familjet shqiptare ka incest mes prindërve dhe fëmijëve dhe mes vëllezërve dhe motrave.
“Marrëdhënia vëlla e motër në disa shtete të Europës lejohet poshtë moshës 18-vjeç, ndërsa ndalohet sipër moshës 18-vjeç. Ky është incesti që po ligjërohet. Marrëdhënia vëlla dhe motër sipas Kishës quhet mëkat. Sot kemi shumë inceste brenda familjes, të fshehura me marrëdhënia prindër fëmijë, vëlla dhe motër dhe kushërinj”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Unë përjetova ‘11 shtatorin” në Amerikë, lufta në Izrael më e tmerrshme”-izraeliti
Ylli Gurra: Nuk besoj se ka shqiptarë në grupimin e Hamasit