Tërmet në Kosovë, reagon Instituti Sizmologjik dhe tregon sa ballë ishte

Share

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka reaguar pas tërmetit që u ndie pasditen e kësaj të shtune në Kosovë.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë por që është ndjerë edhe regjionin e Gjilanit.

“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 n’ora 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit”, ka thënë ai.


Share

Komente