Tërmeti i 26 nëntorit/ Prokuroria e Durrësit çon për gjykim 16 ish-zyrtarë të akuzuar për vrasje dhe abuzim (Emrat)

Share

Prokuroria e Durrësit ka njoftuar përfundimin e hetimeve për shembjen e pallateve nga tërmeti i 26 nëntorit të një viti më parë. Prokuroria ka dërguar për gjykim 16 persona, kryesisht ish-zyrtarë, punonjës të Hipotekës dhe ish-ALUIZNI-t. Të gjithë këta persona akuzohen nga organi i akuzës për “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Shpërdorimi i Detyrës”.
Me konkretisht nga ana e Prokurorisë u dërguan për gjykim në funksion të çështjes penale nr. 2466, viti 2019, të pandehurit si vijon:
-Ramiz Shehu, të akuzuar sipas nenit 85 tetë herë të Kodit Penal,
-Nevjana Isufi, të akuzuar sipas nenit 186/1 të Kodit Penal,
-Abdulla Osmani, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,
-Ruzhdi Xheka, të akuzuar sipas nenit 85 dy herëtë Kodit Penal,
-Arben Isaku, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Aldo Dakoveli, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Artur Terziu, të akuzuar sipas nenit 186/1 dhe 199/a/3 të Kodit Penal,
-Artur Çela, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Klajdi Lame, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Flamur Gjuzi, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Albrend Qetka, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Skerdi Bello, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Artenis Malko, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
-Deshira Qato, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,
-Arben Qato, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe
-Kujtim Hasa, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
Ndërkohë që organi i akuzës ka kërkuar pushimin e çështjes për Defrim Celamin dhe Ahmet Dodën.
Si pasojë e këtij tërmeti kujtojmë se u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, ndërsa humbën jetën gjithsej 51 persona. Vetëm në qytetin e Durrësit u regjistruan 23 viktima.
Hetimet nisën në momentin kur dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente.

The post Tërmeti i 26 nëntorit/ Prokuroria e Durrësit çon për gjykim 16 ish-zyrtarë të akuzuar për vrasje dhe abuzim (Emrat) appeared first on Media .


Share

Komente