Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë

Share

Një tërmet me magnitudë 6,4 ballë ka goditur provincën Sulawesi Verior në ishullin Sulawesi të Indonezisë.

Agjencia e Meteorologjisë, Klimës dhe Gjeofizikës në Indonezi (BMGK) tha se epiqendra e tërmetit është 71 kilometra jugperëndim të qytetit Gorontalo të rajonit Bone Bolango me thellësi prej 131 kilometra.

BMGK njoftoi se tërmeti është ndier edhe në rajonet Ternate, Tidore, Morowali, Labuha dhe Boroko Bolaang Mongondow.

Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda, as viktima./AA/


Share

Komente