Tërmeti në Marok nuk kursen as shkollat/ Mbi 500 të dëmtuara, 7 mësues të vdekur dhe 39 të plagosur

0
Shpërndaje lajmin

Ministria e Arsimit e Marokut ka raportuar vdekjen e shtatë mësuesve në të gjithë Marokun si pasojë e tërmetit të së premtes. Sipas ministrisë, 39 të tjerë janë lënduar, ndërsa janë dëmtuar gjithsej 530 shkolla.
“Ky dëm është raportuar kryesisht në rajonet e Al Haouz, Chichaoua dhe Taroudant”, tha ministria në një deklaratë.
Mësimi është pezulluar në zonat më të prekura nga tërmeti.
Ministria tha se kishte ngritur dy grupe për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe situatës në shkollat ​​e prekura.
/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *