Tërmeti tragjik në Turqi, Australia do të japë 10 milionë dollarë ndihmë
Kryeministri australian Anthony Albanese tha të martën se qeveria e tij do të sigurojë një ndihmë “fillestare” prej 10 milionë dollarë australianë (6.94 milion dollarë; 5.76 milion £) për të mbështetur Turqinë dhe Sirinë që u prekën nga tërmeti fatal.
“Ndihma e Australisë do të synojë ata që kanë nevojë më të madhe,” tha ai, duke shprehur ngushëllimet e tij për të prekurit.
Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins, i cili po viziton Australinë, gjithashtu njoftoi se qeveria e tij do të mbledhë 1.5 milionë dollarë të Zelandës së Re (0.94 milion dollarë; 0.79 milion £) në ndihmë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nuk gjen qetësi Turqia, një tjetër tërmet 5.6 ballë në orët e para të mëngjesit
Më shumë se 4 mijë viktima, si është situata në Turqi pas tërmetit