Test psikologjik: Gjeni kush nga këto 4 bebusha është vajzë..!!

Share

Të hamendësuarit mbi gjininë e një bebeje thjesht duke i hedhur një vështrim është një mënyrë shumë interesante për të zbuluar disa detaje më shumë rreth personalitetit (sado e çuditshme të tingëllojë kjo).Shkencëtarët thonë se të rriturit, madje edhe vetë mjekët pediatër japin një përgjigje të saktë vetëm në 60% të rasteve.

11 5
Nëse zgjidhni bebin numër 1 do të thotë se jeni njeri i përgjegjshëm dhe veproni në përputhje me rregullat e shoqërisë dhe moralin e përgjithshëm. Fillimisht i analizoni mirë gjërat dhe më pas merrni një vendim..Përpiqeni të gjeni zgjidhjen e duhur, në mënyrë që të mos cënoni ndjenjat dhe parimet e askujt. Mundoheni t’i shmangni konfliktet dhe përgjithësisht vendosni në plan të parë të tjerët, edhe pse në disa raste ata nuk e meritojnë kohën dhe përkushtimin tuaj. Ka ardhur momenti ta vendosni fokusin te vetja, te lumturia juaj dhe të ndaloni së u interesuari kaq shumë për të tjerët.

22 3
Thatë gjë bebushi numër 2? E pra, dijeni se jeni plot me ide origjinale, që ju ndihmojnë të krijoni përherë gjëra fantastike. Ju pëlqen të jeni gjithë kohës në lëvizje dhe të ndërmerrni përsipër sfida të reja.Asnjëherë nuk e lini t’ju ikë nga duart një mundësi që ju ofron diçka të paprovuar më parë. Nuk u druheni ndryshimeve sepse jeni të mendimit që gjithçka ndodh për mirë. Jetoni çdo ditë sikur të jetë e fundit, ama duket se preferoni të qëndroni brenda zonës suaj të sigurt, ku edhe pse shumë njerëz ju vlerësojnë dhe kërkojnë t’ju njohin, ju vështirë se ua jepni mundësinë.Është koha ta bëni, kështu të paktën kuptoni nëse ia vlen t’i mbani pranë apo jo. Uuuu po, se desh harruam, përgëzime. Gjetët vajzën!

33
Nëse mendoni që është bebushi i tretë, kjo do të thotë se jeni një njeri shumë social. Për ju nuk ka orë më të bekuara se ato të kaluara pranë miqve. Çmendeni pas aventurave dhe kërkoni të përjetoni sa më shumë adrenalinë në jetë.Ndonjëherë veproni pa menduar gjatë, jeni impulsivë, por kjo ndodh sepse besoni që rreziku më i madh është të mos marrurit përsipër asnjë rrezik. Gjithsesi herën tjetër, përpara se të ndërmerrni një tjetër rrezik mendoni edhe për pasojat e mundshme. Dijeni se rrethoheni nga njerëz që ju duan me gjithë zemër dhe shqetësohen për ju, kështu që kujdesuni per veten.

44
Në rast se zgjedhja juaj shkon për numrin 4, pavarësisht zemrës së madhe, keni edhe një ego të madhe po ashtu. Mendoni se keni përherë të drejtë dhe se çdo gje duhet bërë si thoni ju.Mbartni një karakter të fuqishëm dhe përshtateni lehtë me rrethanat, arsye kjo pse shpesh pozicionoheni si lider. Keni shumë ide kreative, por gjithsesi nëse jeni në një rol drejtues kujtohuni të merrni në konsideratë edhe propozimet e pjesës tjetër. Nëse dëshironi të duheni dhe të pëlqeheni nga të tjerët, përpiquni t’i dëgjoni më shumë.


Share

Komente