September 25, 2021

Testi i dorës që mund të të shpëtojë jetën

Shpërndaje lajmin

Një provë e thjeshtë që përfshin gishtin e madh dhe pëllëmbën e dorës mund të japë paralajmërim të hershëm për një gjendje të rrezikshme shëndetësore.

Bëhet fjalë për atë që quhet aneurizëm e aortës, gjendje vdekjeprurëse dhe që nuk ka simptoma paralajmëruese.

Shkaktohet nga një fryrje anormale në murin e një ene të madhe gjaku dhe vret qindra mijëra njerëz nëpër botë çdo vit.

Nëse një aneurizëm kapet mjaft herët, mund të monitorohet ose trajtohet në rrugë kirurgjikale. Por shumica e njerëzve nuk e dinë kurrë që e kanë pa bërë më parë një skaner, ose provën e dorës.

Dr. John A. Elefteriades, njëherësh profesor në Amerikë thotë se ai dhe kolegët e tij kryejnë shpesh me pacientët provën e dorës.

Si bëhet?

Hap njërën nga duart, ngrije lart dhe pëpiqu që gishtin e madh ta drejtosh nga pëllëmba drejt gishtit të vogël, si në foto.

Nëse gishti juaj shkon përtej sipërfaqes së pëllëmbës së dorës, mund të keni një aneurizëm të fshehur.

Studiuesit mendojnë se të qenit në gjendje të lëvizni gishtin e madh në atë mënyrë është një tregues se kockat e gjata janë të tepërta dhe nyjet janë të plogështa.

Këto mund të jenë shenja të sëmundjes së indit lidhor në trup, përfshirë edhe aortën.

Ky test përdoret gjerësisht, por gjithsesi nuk është në listën e provave shkencore. Shumë njerëz mund ta çojnë gishtin e madh deri në fund të pëllëmbës, por jo të gjithë vuajnë nga aneurizma e fshehur. Ama thuajse të gjithë ata që vuajnë nga aneurizma e çojnë gishtin deri në fund të pëllëmbës.

Kështu që rezultati i këtij testi nuk duhet të të futë në stres. Vizitat e mëtejshme tek mjeku janë ato që japin përgjigjen e vërtetë dhe vendosin diagnoza./tiranapost


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *