Testim elektronik për maturantët vitin e ardhshëm, propozon Kushi

Shpërndaje lajmin

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se ka zhvilluar një takim me Komitetin e Maturës Shtetërore, për të diskutuar në lidhje me përmirësimin e procesit vitin e ardhshëm.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kushi u shpreh se ndër propozimet e diskutuara, është kryerja e testimit elektronik për maturantët vitin e ardhshëm.
Ajo theksoi se nëse do të ketë dakordësi për këtë propozim, do të jetë fillimisht i vlefshëm për maturantët të cilët preferojnë programin Mjekësi e Përgjithshme.
Sipas Kushit, nëse ky testim elektronik do të rezultojë i suksesshëm, do të zhvillohet edhe për maturantët që preferojnë programe të tjera studimi.
“Menjëherë pas provimeve, ne kemi zhvilluar një takim me Komitetin e Maturës Shtetërore, me prindër, mësues, drejtues të institucioneve për t’i diskutuar këtë risi që ne mendojmë se do ta përmirësonin ndjeshëm Maturën Shtetërore. Së pari, ne propozojmë të pilotojmë një testim elektronik në formën provimit të liçensave, që është tërësisht i automatizuar. Ta pilotojmë fillimisht me degën Mjekësi e Përgjithshme, sepse është programi më i preferuar dhe atje ku shkojnë maturantët më të mirë.
Dhe më pas, në rast se na rezulton i suksseshëm, ne në vitet e ardhshme ta shtrimë edhe në programet e tjera. Prandaj ne mendojmë që vitin e ardhshëm ta pilotojmë për maturantët të cilët kanë ambicie të shkojnë në programin Mjekësi e Përgjithshme. Ky është propozimi i parë të cilin ne, nëse do kemi një dakordësi të plotë, do të fillojmë menjëherë të fillojmë procedurat”, deklaroi ministrja.
Një tjetër propozim, lidhet me rivlerësimin e testit. Kushi tha se e drejta e ankimimit për të rivlerësuar testin, është e drejta e çdo maturanti.
LEXONI GJITHASHTU

Të lejohet rivlerësimi i testit, MAS kërkon ndryshime në Maturën Shtetërore
Maturantët në protestë, kundërshtojnë mënyrën e hartimit të tezave të provimeve

Leave a Reply

Your email address will not be published.