Tetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

0
Shpërndaje lajmin

Tetë vjet më parë Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s.
Federata e Futbollit të Kosovës mori 141 vota për anëtarësim, nga 164 votat në Kongresin e 66-të të FIFA-s që u mbajt në Meksikë.
Pas thyerjes së izolimit 25-vjeçar më 3 maj 2016, me anëtarësim në UEFA, misioni i Federatës së Futbollit të Kosovës u kompletua më 13 maj 2016, kur Kosova u pranua me shumicë votash si anëtare e FIFA-s.
Në Kongresin e FIFA-s, para votimit për anëtarësimin e FFK-së, të pranishmëve iu pati drejtuar anëtari i Këshillit të FIFA-s, Senesh Erzik, i cili theksoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e FIFA-s.
Më pas një fjalim e mbajti edhe kryetari i atëhershëm i FFK-së, i ndjeri Fadil Vokrri, i cili u sqaroi delegatëve se futbolli në Kosovë ka një historik të madh dhe iu kujtoi se tashmë Kosova ishte pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata tjera sportive ndërkombëtare.
Në fund të fjalimit të tij Vokrri tha se futbolli është për të gjithë dhe të gjithë duhet të jenë për futbollin, duke kërkuar që Kosova të marrë votat e të pranishmëve për anëtarësim në FIFA./Klan Kosova
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *