Thaçi në Gjykatën Speciale: Akuzat të pakuptueshme, jam i pafajshëm

Shpërndaje lajmin

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë, pasi më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar ndaj tij.
Gjatë fjalës në seancë, Thaçi u shpreh se nuk i ka lexuar aktakuzat e reja pasi kanë qenë të redektuara dhe nuk i ka kuptuar. Ai deklaroi se është i pafajshëm.
“Zoti gjyqtar e theksova edhe një herë, amendamentet tuaja shtesë janë të redaktuara, më duhet t’i lexoj, nuk i kam kuptuar dhe deklarohem i pafajshëm”, deklaroi Thaçi.
Po sot, do të zhvillohen seanca të ndara edhe për ish-drejtuesit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Në dokumentin e dorëzuar nga organi i akuzës në Gjykatën e Hagës, ata akuzohen se u kanë hequr lirinë të paktën 12 personave në periudhën 4 korrik 1998 – 29 prill 1999.
Akuza ndaj tyre për krime lufte shtrihet midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.
LEXONI GJITHASHTU

Sot seancat e radhës në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit
Ekskluzive| Fevziu takon Thaçin: Nuk e pranon, por Gjykata Speciale është gabim
Ish-drejtuesit e UÇK-së mund të gjykohen në tetor, thotë Baton Haxhiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *