September 18, 2021

Thellohet skandali, zbulohen komentet e patronazhistëve: Mbaje në monitorim, është i zhgënjyer

Shpërndaje lajmin

Skandali me publikimin e të dhënave të 910 mijë qytetarëve në Tiranë nuk përfundoi me nxjerrjen e të gjitha informacioneve të tyre, nga karta e ID-së, numrat e telefonit, banimi, punësimie, etj.

Abcnews.al ka siguruar edhe komentet e një pjese të patronazhistëve mbi qytetarët që kishin nën monitorim në pallat, lagje dhe zonat e tyre të caktuara nga shtabet e PS-së në qarkun e Tiranës.

Por cfarë shkruanin patronazhistët për qytetarët që kanë nën vëzhgim dhe si komunikojnë me njëri tjetrin?

Një rrjet i gjerë i sofistikuar që kontrollon dhe përçon gjithçka me “procesverbal”. Për të lëkundurit urdhri është që “të mbahet në monitorim”.

Shqetësim vërehet te të ardhurit që sapo kanë bërë zhvendosjen me dokumente në Tiranë. “Nuk e njeh njeri ka bere pasaportizimin ke pallati i beqareve por nuk e di askush kush eshte”.

Një tjetër informon qendrën e partisë se objektivi që monitoronte “E kishte me dy mendje nqs do te votonte ose jo”.

Për të pavendosurit nuk hiqet dorë lehtë. “Nuk voton per shkaqe feje, por do mbahet ne vemendje qe ti mbushet mendja” shkruan një tjetër.

Por ka edhe shumë të pakënaqur, kontingjent që edhe vetë PS-ja i trembet. “Familja ne zgjedhet e 2019 votuar PS, por hatermbetje pasi nje nga famijaret eshte larguar nga puna” është një tjetër koment i patronazhistit.

“Z. Gega eshte me bindje socialiste, por momentalisht i zhgenjyer per mosdhenien e nje leje nga njesia administrat” është një tjetër koment.

Në shënjestër kanë qenë edhe sipërmarrjet. “Bisnes privat lokal ka qene lsi kthyer ne PS”.

Por ka edhe vota me kusht. “Nese i legalizohet shtepia do te votoje per PS”. “Jane LSI, Hajriu eshte polic krimesh ne kukes, kerkon transferim ne tirrane te kthej” është një tjetër koment i patronazhistit, që njofton qendrën e partisë që të lëvizë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *