April 19, 2021

Themeluesi i BioNTech beson se Evropa dhe SHBA do të frenojnë COVID-19 deri në fund të verës

Shpërndaje lajmin

Ugur Shahin, themeluesi i BioNTech, i cili zhvilloi vaksinën kundërCOVID-19 me Pfizer, beson se virusi do të jetë nën kontroll në shumicën e vendeve evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara deri në fund të verës.

Gjermanët janë gjithnjë e më të padurueshëm për masat kufizuese të futura për shkak të koronavirusit, dhe qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian janë kritikuar për vaksinimin e ngadaltë të popullatës dhe vështirësitë në sigurimin e vaksinës.

Shahin, themeluesi i kompanisë gjermane BioNTech, beson se këto probleme janë të përkohshme, se është e mundur të vaksinohen 70 për qind e gjermanëve deri në fund të shtatorit dhe se virusi nuk do të jetë një problem i tillë atëherë.

“Në shumë vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, ne nuk do të kemi më nevojë për mbyllje të përgjithshme deri në fund të verës,” tha Shahin për gazetën Welt am Sonntag, duke shtuar: “Do të ketë viruse dhe mutacione, por kjo nuk do të na frikësojë.”

Deri më tani, pothuajse nëntë për qind e popullsisë në Gjermani ka marrë një dozë të vaksinës. Në Britani, më shumë se 50 për qind e qytetarëve morën një dozë.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *