Thirrje për rezistencë me dhunë ndaj policisë, tjetër organizatë në veri të Kosovës

0
Shpërndaje lajmin

Disa fletushka të një organizate të re “Mbrojtja Popullore” janë shpërndarë të hënën në komunat veriore të Kosovës, në të cilat janë dhënë udhëzime për “t’iu kundërvënë policisë së Kosovës dhe administratës komunale”.
Shpërndarjen e këtyre fletushkave e ka konfirmuar edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin në “Interaktiv” të KTV-së.
“Informata nga terreni është që sonte ka dalë një organizatë e re ‘Mbrojtja Popullore’ të cilët kanë shpërndarë fletushka që të përgjigjen kundër policisë dhe kundër administratës komunale përmes koktejeve molotov, gurëve dhe gjërave të tjera”, ka thënë ai.

Në fletushka udhëzohen serbët që t’i gjuajnë me gjësende policët e Kosovës, përfshirë edhe me kokteje molotovi. Po ashtu udhëzohen edhe si të goditen me shuplakë shërbyesit komunal.
Ndër udhëzimet në këto fletushka janë edhe si të thyhen veturat e policisë “më lehtë” e po ashtu edhe ka udhëzime se si “të bëhet kokteji i molotovit”.
“Kur policia arreston dhe ngacmon serbët siguroheni t’i mbroni ata kundër terrorit. Rezistenca nis tash” Do të vazhdojë ‘Mbrojtja Popullore’”, shkruan në fletushkë.
Në Veri të Kosovës sot janë shfaqur disa grafite që i atribuohen  “Brigadës së Veriut”, organizatë e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës.
Lista Srpska përmes një komunikate mbrëmjen e së hënës thotë se dikush dëshiron të fajësojë serbët. Ata kanë folur për disa fletushka që janë shpërndarë atje.
Ky subjekt u ka kërkuar serbëve “që të jenë të qetë” dhe siç thuhet në komunikatë “të mos bien pre e provokimeve”.
Lidhur me fletushkat që sipas tyre u shfaqën sonte në rrugët e Mitrovicës, në të cilat shkruhet për  “rezistencë ndaj policisë së Kurtit”, Lista Srpska u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e “provokimeve të tilla”.
“Kërkojmë nga bashkëqytetarët tanë që të qëndrojnë të qetë, sepse veprime si kjo, kushdo që i ka kryer, kanë synim kundër paqes dhe duken me qëllim të keq me qëllim të destabilizimit të mëtejshëm, në mënyrë që serbët të fajësojnë veten për incidente të reja të mundshme”, thuhet në njoftimin e Listës Srpska.
Sipas këtij subjekti politik ka tendencë që “serbët të paraqiten të dhunshëm”.
“Për dikë, padyshim, qëllimi është t’i paraqesë serbët si të dhunshëm dhe t’ia heqë presionin që ka për shtypjen e serbëve. Populli serb nga Kosova do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në këtë rajon me metoda paqësore”, thuhet në njoftim.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Analisti: Cilat janë komunat paralele në Kosovë ku qeverisin serbët
Protestë për kthimin e dinarit, pensionistët serbë mblidhen në Mitrovicën e Veriut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *