Thirrje për sanksione ndaj Rusisë për masakrën në Bucha

Shpërndaje lajmin

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i ka kërkuar botës t’i përgjigjet masakrës që siç thotë ai ka ndodhur në qytetin Bucha, afër Kievit.
“Rusët synojnë të eliminojnë sa më shumë ukrainas që të munden”, tha ai në një postim në Twitter, duke i bërë thirrje grupit G7 të vendeve më të pasura në botë që të vendosin sanksione ndaj Rusisë si përgjigje.
Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel ka përdorur gjithashtu fjalën “masakër” për të përshkruar skenat e zbuluara në Bucha pasi forcat ruse u tërhoqën nga qyteti.
Michel thotë se BE do të vendosë sanksione si përgjigje dhe po ndihmon në përpjekjet për të mbledhur prova për përdorim në gjykatat ndërkombëtare.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Srebrenica e re, viktimat e agresionit rus në rrugët e qytetit Bucha
Fotoreporteri i zhdukur ukrainas gjendet i vdekur në Kiev
The post Thirrje për sanksione ndaj Rusisë për masakrën në Bucha first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.